Abazoviq sot i shkon në vizitë Vuçiqit në Serbi

Evropë

Abazoviq sot i shkon në vizitë Vuçiqit në Serbi

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 08:25
Aleksandar Vuçiq dhe Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviq, kryeminstër i Malit të Zi – të mërkurën do të zhvillojë vizitë zyrtare në Beograd.

Ai do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministren serbe Ana Brnabiq dhe kryeparlamentarin serb Ivica Daçiq, sipas mediave serbe.

Siç raportojnë të njëjtat, i pari i ekzekutivit të Malit të Zi do të vizitojë Serbinë me një delegacion prej 11 pjesëmarrësve, përbërës edhe ministrat e kabinetit të tij.

Kryeministri i Malit të Zi do të qëndrojë dy ditë në Beograd.

Përgjatë kësaj kohe, në Beograd do të qëndrojë edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat