Qytetarët e BE-së mund të vazhdojnë thirrjet pa roaming edhe për 10 vjet

Evropë

Qytetarët e BE-së mund të vazhdojnë thirrjet pa roaming edhe për 10 vjet

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 10:58
Ursula von der Leyen

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se thirrjet oa roaming për qytetarët e BE-së do të vazhdojnë edhe për 10 vitet e ardhshme.

Kjo u konfirmua me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, e shoqëruar me një fotografi të presidentës së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila shihet duke komunikuar me telefon.

“Evropianët mund të vazhdojnë të telefonojnë dhe të lundrojnë në internet derisa udhëtojnë brenda BE-së pa kosto shtesë.

Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të përjetojnë të njëjtat kushte kur janë në roaming jashtë vendit, duke përfshirë tani përdorimin e shërbimeve 5G, parandalimin e tarifave të larta të papritura si dhe një akses më të mirë në shërbimet e urgjencës dhe për personat me aftësi të kufizuara”, thuhet në njoftimin e KE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat