Kryeministri britanik Boris Johnson pajtohet të japë dorëheqjen

Evropë

Kryeministri britanik Boris Johnson pajtohet të japë dorëheqjen

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 13:23
Kryeministri Boris Johnson

Kryeministri Boris Johnson është pajtuar të japë dorëheqjen, tha zyra e tij të enjten, duke i dhënë fund një krize të pashembullt politike që paralizoi qeverinë britanike.

Një zyrtar i lartë që foli më kusht që mos t’i përmendej emri konfirmoi se kryeministri do të njoftojë dorëheqjen e tij më vonë gjatë ditës.

Kryeministri Johnson që hodhi poshtë thirrjet e kabinetit të tij për të dhënë dorëheqjen pas skandaleve të fundit, u dorëzua pasi më shumë se 50 zyrtarë u larguan nga qeveria e tij duke i kërkuar dorëheqjen.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse zoti Johnson do të qëndrojë në detyrë derisa Partia Konservatore zgjedh një udhëheqës të ri, i cili do ta zëvendësojë atë si kryeministër.

Boris Johnson, 58 vjeç, u bë i njohur për aftësinë e tij për t’iu shmangur vështirësive. Ai mbeti në pushtet pavarësisht pretendimeve se ishte shumë i afërt me donatorët e partisë, se mbronte mbështetësit nga akuzat për korrupsion se mashtroi parlamentin dhe nuk e tha të vërtetën për shkeljen e rregullave gjatë pandemisë së COVID-19.

Por zbulimet e fundit se Johnson dinte për akuzat për sjellje të pahijshme seksuale kundër Chris Pincher, një ligjvënës konservator, përpara se ai ta promovonte njeriun në një pozicion të lartë, doli të ishte pika e fundit.

Por gjetjet e fundit se zoti Johnson kishte dijeni për akuzat për sjellje të pahijshme seksuale kundër ligjvënësit konservator Chris Pincher, para se ta promovonte në një pozicion të lartë, u vunë kapakun të gjithave./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat