Audi R8 me 293 km/h, vdes i riu teksa shoku pasagjer filmon gjithçka

Evropë

Audi R8 me 293 km/h, vdes i riu teksa shoku pasagjer filmon gjithçka

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 11:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident spektakolar në Itali, humb jetën i riu.

Ngjrja ndodbi në Grande Raccordo Anulare në kryeqytetin italian, i riu kishte marrë pjesë në një garë me miqtë e tij, ku me dëshirën për të fituar, ai rriti shpejtësinë duke arritur 293 kilometra në orë me një Audi R8, e cila fatkeqësisht humbi kontrollin duke u përplasur me një mbrojtëse në rrugë.

Aksidenti i tmerrshëm u regjistrua me celular nga miku 20-vjeçar i viktimës, i cili udhëtonte me të njëjtën makinë dhe shpëtoi mrekullisht me disa plagë.

Janë imazhe të tmerrshme, të shoqëruara me muzikë rap që tregojnë makinën e cila fluturon mes automjeteve të tjera.

Më pas shoferi humbet kontrollin dhe përfundon i përplasur. Gjithçka në video bëhet e zezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat