Vdekja që tronditi Italinë, videot e shpërndara në internet ‘ndezin’ zemërim

Evropë

Vdekja që tronditi Italinë, videot e shpërndara në internet ‘ndezin’ zemërim

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Ka ngjallur zemërim dhe neveri vdekja e një emigranti nigerian në Italinë qendrore, i cili ishte shitës ambulant.

Pamjet e shpërndara gjerësisht në internet kanë shkaktuar dhe reagimin e fortë të qytetarëve në rrjetet sociale.

Në videot në internet shihet një person i cili kishte vënë poshtë dhe po rrihte në mënyrë brutale emigrantin e shtrirë në tokë, i cili më pas humbi jetën.

Dëshmitarët e kësaj skene të neveritshme kanë filmuar momentet e dhunës dhe askush nuk ka ndërhyrë të ndalë dhunën e shtetasit italian ndaj shtetasit nigerian.

Një 32-vjeçar italian është arrestuar si i dyshuar me akuzën për vrasje.

Videoja e sulmit, ka tronditur komunitetin, ku shumë veta vënë në pah “indiferencën” e dëshmitarëve, shkruan BBC.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.

Thirrje për drejtësi

Viktima është identifikuar Alika Ogorchukwu, i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Të shtunën qindra njerëz nga komuniteti lokal nigerian dolën në rrugët e Civitanova Marche, në rajonin Marche, për të kërkuar drejtësi.

Sulmi është dënuar edhe nga politikanët italianë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat