Detaje nga aksidenti tragjik në Kroaci, në mesin e 12 viktimave priftërinj dhe murgesha

Evropë

Detaje nga aksidenti tragjik në Kroaci, në mesin e 12 viktimave priftërinj dhe murgesha

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Të paktën 12 persona raportohet se kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë janë plagosur në Zagreb pasi një autobus doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Mësohet se 11 prej viktimave ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa një prej tyre në spital. “Sipas disa informacioneve, bëhet fjalë për një grup që kishte planifikuar të shkonte në pelegrinazh në Medjugorje”, tha ministri Davor Bozhinoviç.

“Të gjitha shërbimet e urgjencës kanë dalë menjëherë në terren. I pari ka dalë urgjenca, 16 ekipe, më pas policia, zjarrfikëset dhe sigurisht punonjësit e KSHA-së”, tha ministri i Brendshëm.

Më pas shtoi: “Informova kryeministrin dhe ai bisedoi me homologun polak Moraëiecki duke i shprehur personalisht ngushëllimet familjarëve dhe popullit të Polonisë.”

Sipas informacioneve nga mediat polake, në mesin e pasagjerëve në autobus ishin 3 priftërinj dhe 6 murgesha.

Ndërkohë dyshohet se në autobus mund të jetë persona të tjerë, ndërsa disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat