​Shitjet e makinave në Kroaci shënojnë rënie 9 për qind në shtatë muaj

Evropë

​Shitjet e makinave në Kroaci shënojnë rënie 9 për qind në shtatë muaj

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

28.925 automjete të reja pasagjerësh janë regjistruar në Kroaci në periudhën janar-korrik të këtij viti ose 9 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe vetëm në korrik 2022 janë regjistruar 5.390 vetura të reja ose 5 për qind më pak se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas mediave kroate, nga janari deri në fund të korrikut, ka pasur më së shumti automjete të reja Volkswagen të regjistruara (3291), kështu që VW ka një peshë prej 11.4 për qind në shitjet totale të automjeteve të reja të pasagjerëve.

Në vend të dytë është Skoda me 2684 automjete të shitura dhe një pjesë tregu prej 9.3 për qind, ndërsa Kia (2.635 njësi) dhe 9.1 për qind është në vendin e tretë. E katërta është Dacia (2.319 automjete të shitura) me pjesëmarrje prej 8 për qind, ndërsa e pesta është Opel (2.181 njësi) me pjesëmarrje 7.5 për qind.

Të dhënat vetëm për korrikun tregojnë gjithashtu se automjetet më të shitura ishin Volkswagen (895), Skoda (624), Dacia (419), Opel (411), Toyota (410). Qytetarët kroatë blenë një Lamborghini, dy Bentley, tre Tesla dhe 21 Porsche në korrik.

Sipas të dhënave të portalit kroat Promocia plus, nga janari deri në fund të korrikut janë shitur 15.482 automjete me benzinë ose 53.5 për qind e totalit të shitjeve. Pasojnë automjetet hibride (5.859) ose 20.3 për qind, ndërsa ato me naftë 19.4 për qind (5.601 njësi të shitura).

Automjete me gaz janë zgjedhur nga 1.351 konsumatorë ose 4.7 për qind, si dhe janë shitur 632 automjete elektrike gjatë shtatë muajve ose 2.2 për qind e totalit të shitjeve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat