Moska ‘pushtohet’ nga tymi dhe flakët, çfarë ndodhi në njësinë ushtarake?

Evropë

Moska ‘pushtohet’ nga tymi dhe flakët, çfarë ndodhi në njësinë ushtarake?

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 21:13
Pamje nga Moska

Zyra qendrore e Ministrisë së Emergjencave të rajonit të Moskës ka njoftuar se një zjarr ka shpërthyer në një njësi ushtarake në Dolgoprudny, afër Moskës.

“Në momentin e mbërritjes së grupit të parë të zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve, tym i dendur dilte nga çatia e një ndërtese”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Nuk ka raportime për të lënduar, zjarri është shuar, tha ministria. Zjarri është përhapur në një sipërfaqe prej 1200 metrash katrorë.

Kanali Telegram Baza ka shkruar se një ndërtesë prej druri, e cila shërbente si kazermë, ka marrë flakë. Sipas kanalit në fjalë, në ndërtesë ka pasur materiale dhe staf dhe të gjithë sipas informacioneve të para janë evakuuar.

Siç thekson gazeta Kommersant bazuar në foton satelitore, në ambientet përballë shtëpisë numër 33 në rrugën Vastochnaya në Dolgoprudny, ku ndodhet njësia ushtarake me numër 52116, ka pajisje ushtarake.

Që nga fillimi i luftës ka pasur dhjetëra raportime për zjarrvënie të zyrave të rekrutimit në qytete të ndryshme ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat