Grabitësi i dyshuar i bankës shpëtohet pas shembjes së tunelit

Evropë

Grabitësi i dyshuar i bankës shpëtohet pas shembjes së tunelit

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 17:39
Zjarrfikësit kaluan tetë orë duke e nxjerrë nga tuneli

Një italian është shpëtuar nga një tunel i shembur pranë Vatikanit – dhe policia dyshon se ai mund të kishte hyrë në një bankë.

Ai tani po shërohet në spital pasi zjarrfikësit kaluan tetë orë duke e nxjerrë nga tuneli, raporton BBC.

Oficerët besojnë se ai mund të ketë qenë pjesë e një bande që përpiqej të hynte në një bankë.

Dy burra të tjerë u arrestuan për “rezistencë ndaj një zyrtari publik” pasi u përpoqën të arratiseshin nga vendi, raporton Rai News.

Tre nga katër burrat arritën të arratiseshin përpara se tuneli të shembet, duke e lënë njeriun e fundit të bllokuar gjashtë metra më poshtë.

“Ne jemi ende duke hetuar, nuk përjashtojmë që ata janë hajdutë, kjo është një nga teoritë,” tha një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve AFP.

Tuneli, i cili fillonte në një dyqan bosh, të sapomarrë me qira, ishte në një zonë afër dy brigjeve.

Mediat lokale besojnë se motivi është i qartë, duke vënë në dukje se tuneli u gjet pranë një banke pak para fundjavës së gjatë të 15 gushtit, kur pjesa më e madhe e qytetit zbrazet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat