Dy anije me 15 mijë tonë drithë largohen nga Ukraina

Evropë

Dy anije me 15 mijë tonë drithë largohen nga Ukraina

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Dy anije të tjera që transportonin fara luledielli dhe misër lundruan nga portet e Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

Anija “FULMAR S” me flamurin e Barbados, me 12 mijë tonë misër, u nis nga porti Chornomorsk për në Iskenderun, Turqi, shkruan Aljazeera.

Anija tjetër, “THOE” me flamur nga Ishujt Marshal, lundroi nga porti Chornomorsk me 3 mijë tonë farë luledielli, për në Tekirdag, Turqia veriperëndimore.

Më 22 korrik, Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për të rihapur tre porte ukrainase të Detit të Zi për eksportimin e grurit ukrainas të bllokuar për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, e cila tani është në muajin e saj të gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat