​Diva italiane e filmit shpalli kandidaturën për Senat në moshën 96-vjeçare

Evropë

​Diva italiane e filmit shpalli kandidaturën për Senat në moshën 96-vjeçare

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 18:38
Gina Lollobrigida

Diva italiane e filmit Gina Lollobrigida (96) ka njoftuar se do të kandidojë për Senatin italian në zgjedhjet parlamentare të 25 shtatorit.

“Jam lodhur thjesht duke dëgjuar politikanë që grinden me njëri-tjetrin pa u marrë me punë”, tha ajo për gazetën Corriere della Sera të hënën.

“Italia është në gjendje të keqe, dua të bëj diçka të mirë dhe pozitive”, tha aktorja.

Lollobrigida kërkon të kandidojë në listën e kandidatëve, ku përfshihet edhe Partia Komuniste.

Lolobrigida u përpoq të fillonte karrierën e saj politike në vitin 1999, kur kandidoi për Parlamentin Evropian, por nuk mori numrin e kërkuar të votave.

Italia do të zgjedhë anëtarët e një parlamenti të ri në shtator pas rënies së qeverisë së Mario Draghit në fund të korrikut. Për momentin, sipas sondazheve, kryeson blloku i qendrës së djathtë i mbledhur rreth Fratelli d'Italia, Liga dhe Forza Italia.

Karriera filmike e aktores arriti kulmin në vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat