Tensionet Turqi-Greqi/ Athina: 26 avionë spiunë shkelën hapësirën ajrore…

Evropë

Tensionet Turqi-Greqi/ Athina: 26 avionë spiunë shkelën hapësirën ajrore…

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë vijojnë të rriten, teksa së fundmi ka pretendime nga shteti helen se një sërë avionësh spiunë kanë shkelur hapësirën ajrore greke.

Protothema  raporton se sot ka pasur 26 shkelje të FIR të Athinës dhe katër shkelje nga dy avionë spiun CN-235, një UAV dhe dy F-16. Dy F-16 fluturuan në një formacion dhe shkelën një herë hapësirën ajrore greke, ndërsa avioni zbulues CN-235 shkeli FIR-in grek 25 herë.

Shkeljet kanë ndodhur në Egjeun verilindor, qendror dhe jugor, ndërsa sipas Forcave Ajrore Greke, avionët turq janë identifikuar dhe kapur në përputhje me rregullat ndërkombëtare, sipas praktikës standarde.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat