​Lituania bën thirrje për ndalimin e plotë të hyrjes së qytetarëve rusë në BE

Evropë

​Lituania bën thirrje për ndalimin e plotë të hyrjes së qytetarëve rusë në BE

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm i Lituanisë Gabrielius Landsbergis bëri sot thirrje për pezullimin e dhënies së vizave për qytetarët rusë në nivel të gjithë Bashkimit Evropian.

Ndalimi mbështetet nga vende të tilla si Finlanda dhe Estonia dhe kundërshtohet nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Komisioni Evropian.

"Idealisht duhet të jetë një vendim në nivel evropian që thjesht do të anulonte vlefshmërinë e atyre vizave, kështu që të gjithë do të ndalonin lëshimin e tyre," tha Landsbergis.

Lituania ndaloi lëshimin e vizave për rusët edhe më herët pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, dhe Estonia dhe Letonia bënë të njëjtën gjë, ndërsa Finlanda po shtrëngon rregullat.

Sot, një qytetar rus mund të marrë një vizë në konsullatën gjermane në një qytet rus dhe më pas të udhëtojë nëpër Finlandë, Estoni, Lituani, Letoni dhe Poloni, kudo që dëshiron të shkojë me pushime”, tha ministri lituanez.

Republika Çeke, e cila udhëheq Presidencën e radhës së BE-së, ka njoftuar se kjo çështje do të diskutohet në një takim ministror në fund të gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat