Danimarka do të investojë 5.5 miliardë dollarë në luftanije të reja

Evropë

Danimarka do të investojë 5.5 miliardë dollarë në luftanije të reja

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Danimarka do të investojë 5.47 miliardë dollarë në anije të reja luftarake, derisa anëtarja e NATO-s kërkon të forcojë sigurinë e saj detare pas pushtimit rus të Ukrainës, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës.

Si pjesë e investimeve që duhen për 20 deri në 25 vitet e ardhshme, u nis një partneritet me industrinë detare të vendit, me qëllim zhvillimin dhe ndërtimin e anijeve të reja luftarake në Danimarkë, tha në një deklaratë ministri danez i mbrojtjes Morten Bodskov.

“Me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe situatën e re të sigurisë në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë që Danimarka të jetë në gjendje të mbrohet.

Siguria e furnizimit luan një rol vendimtar këtu”, tha Bodskov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat