Kryeministrja finlandeze bën testin e drogës

Evropë

Kryeministrja finlandeze bën testin e drogës

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 16:38
Sanna Mirella Marin, kryeministre e Finlandës, gjatë vizitës zyrtare në Shkup, Maqedoni. 20 qershor 2022.

Kryeministrja finlandeze, Sanna Mirella Marin, tha të premten se kishte bërë një test droge.

Kjo vjen pas publikimit të një videoje në fillim të kësaj jave, e cila që tregonte ndejën private të Marin me miqtë e saj, ku pas publikimit, ajo u zotua se nuk kishte përdorur kurrë droga ilegale.

“Sot kam bërë një test droge dhe rezultatet do të vijnë brenda një jave”, tha ajo në një konferencë për media. “Asnjëherë në jetën time nuk kam përdorur drogë”.

Marin shtoi se natën kur po festonte me miqtë e saj, ajo ishte në gjendje të kryente detyrën dhe se do të largohej nga festa nëse do t'i kërkohej të punonte.

Videot e saj, në të cilat Marin festonte me persona me ndikim dhe artistë të njohur finlandezë filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale këtë javë, dhe ato u publikuan shpejt nga disa media në Finlandë dhe jashtë saj.

Marin ishte përballur me thirrjet për të bërë testin e drogës nga politikanët në koalicionin e saj qeveritar si dhe nga opozita, pas publikimit të videove.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat