Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Ukrainës ka lëshuar një paralajmërim lidhur me komentet e sotme nga një zyrtar i lartë rus, përcjell Bota sot.
Duke folur më herët sot, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se kërcënimi i sigurisë së trupave ruse në rajonin separatist të Transnistria do të rrezikonte të shkaktonte një konfrontim ushtarak me Moskën.
"Lavrov thotë se Moska nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të mbrojtur popullsinë rusishtfolëse në Moldavi.
Ne e kemi parë këtë. Ky ishte preteksti i rremë që Rusia përdori për të justifikuar pushtimin e saj në Ukrainë. Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Moldavisë".