Flamuri ukrainas u ngrit në Balakliya, thotë guvernatori rajonal

Evropë

Flamuri ukrainas u ngrit në Balakliya, thotë guvernatori rajonal

Nga: A.SH Më: 10 shtator 2022 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Flamuri ukrainas është ngritur në qytetin e Balakliya, ka thënë guvernatori rajonal i Kharkiv, përcjell Bota sot.

Oleg Sinegubov postoi një video të tij duke iu drejtuar kamerës në Telegram.

Një mbishkrim shkruante: “Balaklia është Ukraina! Sot u ngrit flamuri ukrainas.

“Djem dhe vajza të forcave të armatosura, sot po krijoni një histori të re të Ukrainës së lirë, ne jemi krenarë. Vazhdon…"

Pamjet e shpërndara në mediat sociale ditët e fundit treguan një banor në Balakliya duke përshëndetur dhe përqafuar ushtarët ukrainas pas çlirimit të qytetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat