Putini refuzon thirrjet e komandantëve rusë për t’u tërhequr nga Khersoni

Evropë

Putini refuzon thirrjet e komandantëve rusë për t’u tërhequr nga Khersoni

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 17:11
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin thuhet se ka refuzuar thirrjen e komandatëve ushtarakë për tu tërhequr nga Kherson, sipas New York Times.

Putin është përfshirë më drejtpërdrejt në planifikimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila sot hyri në muajin e shtatë. Kjo ka krijuar “tensione”, sipas zyrtarëve të paidentifikuar amerikanë.

Raportohet se disa komandantë i kanë rekomanduar Putinit tërheqjen e trupave nga Kherson në Ukrainën jugore. Forcat e mbrojtjes kanë shënuar një sërë fitimesh në rajon këtë muaj dhe disa ura kryesore kanë rënë pas sulmeve të Ukrainës.

Një referendum për bashkimin me Federatën Ruse do të mbahet në Kherson deri më 27 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat