​Austria e Zvicra kërkojnë të bëhet presion ndaj Serbisë për shkak të emigrantëve

Evropë

​Austria e Zvicra kërkojnë të bëhet presion ndaj Serbisë për shkak të emigrantëve

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Austria dhe Zvicra duan të bashkëpunojnë edhe më ngushtë në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe kërkojnë, së bashku me disa vende të BE-së, që Komisioni Evropian të rrisë presionin ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për të respektuar regjimin e vizave, dhe veçanërisht për Serbisë.

Ministri i Brendshëm austriak Gerhard Karner gjatë një takimi me homologen e tij zvicerane Karin Keller-Sutter ranë dakord për një plan të përbashkët veprimi sipas të cilit të dy vendet do të bashkëpunojnë më ngushtë në kontrollin e kufijve të përbashkët.

Në këtë kuadër u ra dakord për intensifikimin e patrullimeve të përbashkëta në komunikacionin hekurudhor ndërkufitar.

Në të dy vendet, migrimi i rregullt i paligjshëm është rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit, theksuan Karner dhe Keller-Suter, dhe asnjëra nuk mund ta zgjidhë këtë problem vetëm, prandaj bashkëpunimi është i nevojshëm.

Të dy vendet duan të punojnë së bashku në luftën kundër të ashtuquajturit migrim dytësor, pra lëvizjen e emigrantëve nga vendet e tjera evropiane.

Keller-Suter dhe Karner besojnë se arsyeja e rritjes së numrit të azilkërkuesve në të dyja vendet është regjimi i vizave në disa vende të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Serbi.

Ata kritikuan praktikën me të cilën qytetarët e Indisë, Pakistanit, Tunizisë, Burundit dhe vendeve të tjera mund të udhëtojnë në Serbi me avion pa viza dhe më pas të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt BE-së me shërbimet e kontrabandistëve.

Karner theksoi se qytetarët e këtyre vendeve nuk kanë asnjë shans për të marrë azil.

Meqë ra fjala, në tetë muajt e parë, në Austri janë regjistruar 56 mijë kërkesa për azil, që është “pothuajse një situatë dramatike”.

Për këtë arsye Austria ka iniciuar kërkesën e Komisionit Evropian për t'i bërë presion Serbisë për të harmonizuar regjimin e vizave me zonën Shengen.

Një kërkesë të tillë përveç Austrisë, Zvicrës, e kanë nënshkruar edhe ministrat nga Sllovenia, Kroacia dhe Gjermania.

Karner tha se kjo është duke u diskutuar me vende të tjera.

Është e nevojshme që Komisioni Evropian të bëjë presion ndaj Serbisë”, nënvizoi Karner, duke shtuar se bisedimet dypalëshe me Serbinë janë duke u zhvilluar, por se veprimi i përbashkët i BE-së është vendimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat