Trupat e Ukrainës thonë se kanë marrë qytetin kyç

Evropë

Trupat e Ukrainës thonë se kanë marrë qytetin kyç

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Zëvëndësshef i zyrës së presidentit ukrainas Kirilo Timoshenko, e ka publikuar mbrëmë një video ku forcat ukrainase pohojnë se kanë marrë kontrollin mbi qytetin Liman në zonën e Donetskut.

Një ushtar ukrainas ka thënë se forcat e armatosura të Ukrainës “ kanë liruar dhe kanë marrë kontrollin” mbi Limanin, raporton Reuters.

Ndërkohë Rusia më heret ka deklaruar se forcat e tyre janë tërhequr dhe po qëndrojnë në pozicionet rezerve.

Guvernatori ukrainas për rajonin e Luhanskut, Serhiy Haidai , ka deklaruar se rimarrja e Limanit është një ndër faktorët kyç për kthimin e territoreve të humbura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat