Rusia e sulmon me dronë kamikazë qytetin e lindjes të Zelenskyt

Evropë

Rusia e sulmon me dronë kamikazë qytetin e lindjes të Zelenskyt

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Rusia e ka sulmuar qytetin e lindjes së Volodymyr Zelenskyt, Kryvyi Rih, në Ukrainën jugore me një dron kamikazë të dielën.

Droni kamikazë goditi një shkollë në qytetin e lindjes së presidentit ukrainas, ku shkatërroi dy kate të saj, tha guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk të Ukrainës, Valentyn Reznichenko.

Një zjarr i shkaktuar nga sulmi me dron është shuar, shtoi ai, shkruan Skynews.

Në javët e fundit Rusia ka filluar të përdorë dronë të prodhuar nga Irani për të sulmuar objektivat në Ukrainë.

Sulmi vjen ndërsa Ukraina po ecën përpara me kundërsulmimin e saj pasi ka rimarrë kontrollin e qytetit strategjik lindor të Lyman, ku trupat ruse u tërhoqën.

Sulmet ruse synuan gjithashtu qytetin e Zaporizhzhia, thanë autoritetet të dielën.

Ushtria e Ukrainës tha të dielën se kreu një sulm në një depo municionesh ruse në jug të vendit, në Chernihiv, dhe goditi vende të tjera komanduese ruse, depo municionesh dhe dy bateri anti-ajrore S-300.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat