​Bosnje e Hercegovina po mban zgjedhjet e përgjithshme, 5 të arrestuar në Republikën Serbe

Evropë

​Bosnje e Hercegovina po mban zgjedhjet e përgjithshme, 5 të arrestuar në Republikën Serbe

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 16:13
Bosnje e Hercegovina

Mëngjesin e sotëm në orën shtatë janë hapur qendrat e votimit në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në lista janë 7258 kandidatë.

Procesi i votimit është përcjellë me incidente në Republikën Serbe ku pesë persona janë arrestuar për mashtrim zgjedhor.

Rasti ka ndodhur në Bosanski Novi, ku personat e arrestuar u kapën për shkak të sjelljes së një numri të madh të fletëvotimeve të kompletuara në qendrën e votimit, ka njoftuar Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ndërkohë, pjesëmarrja deri në orën 11:00 në zgjedhjet e përgjithshme në Bosnje dhe Hercegovinë është 14 për qind ose 459 mijë votues, njoftoi në konferencë për media kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Suad Arnautoviq.

Pjesëmarrja më e madhe është regjistruar në Istoçno Drvar deri në orën 11:00 – 32.64 për qind.

Kur bëhet fjalë për komunat e Sarajevës, 14.07 për qind e qytetarëve kanë votuar në Nova Sarajeva, 18.81 për qind në Novi Grad, 13.90 për qind në Qendër, 14,54 për qind në Stari Grad dhe 12,58 për qind në Ilixha, që është numër më i vogël se në pjesët e tjera.

Seksioni i radhës është në orën 15, ndërsa KQZ do të shpallë rezultatet në një konferencë për shtyp në orën 17:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat