Avioni rus lëshon raketë pranë avionëve të Mbretërisë së Bashkuar mbi Detin e Zi

Evropë

Avioni rus lëshon raketë pranë avionëve të Mbretërisë së Bashkuar mbi Detin e Zi

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Një raketë u lëshua nga një avion rus pranë një avioni të paarmatosur të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar (RAF), gjatë një patrulle mbi Detin e Zi.

Lidhur me ngjarjen, sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se incidenti “potencialisht i rrezikshëm” ndodhi më 29 shtator në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Autoritetet ruse thanë se incidenti ndodhi si rezultat i një “mosfunksionimi teknik”, shkruan BBC.

Patrullat e Mbretërisë së Bashkuar mbi Detin e Zi ishin pezulluar, por tani ata rifilluan punën duke u shoqëruar edhe me një avion luftarak, pas përgjigjes së Rusisë.

Gjithashtu, Wallace u tha deputetëve se Britania nuk po e trajtonte incidentin si një “përshkallëzim të qëllimshëm” i luftës në Ukrainë nga forcat ruse.

Ai shtoi se kjo duhet të shërbejë si “kujtues se sa të rrezikshme mund të jenë gjërat kur zgjidhni të përdorni luftëtarët tuaj në mënyrën që rusët kanë bërë në shumë raste dhe periudha kohore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat