​Ekonomia sllovene u ngadalësua ndjeshëm në tremujorin e tretë

Evropë

​Ekonomia sllovene u ngadalësua ndjeshëm në tremujorin e tretë

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Prodhimi i brendshëm bruto i Sllovenisë u rrit me 3.4 për qind nga viti në vit në terma realë në tremujorin e tretë, që është dukshëm më i ngadaltë se në dy tremujorët e parë.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, rritja ekonomike në Slloveni ishte 8,3 për qind në bazë vjetore, ndërsa në tremujorin e parë ishte 9,7 për qind.

Rritja e PBB-së u ndikua pozitivisht nga konsumi i familjeve, investimet në asete të qëndrueshme dhe shkëmbimi i shërbimeve me vendet e huaja.

Ngadalësimi ka qenë më i theksuar në rritjen e kërkesës së brendshme, por është ende brenda mesatares afatgjatë, njoftoi Byroja Shtetërore e Statistikave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat