Del fotoja e 45-vjeçares që vrau 3 të moshuar

Evropë

Del fotoja e 45-vjeçares që vrau 3 të moshuar

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 12:20
Autorja pranoi në polici se mbyti të moshuarën, pasi ajo po e bezdiste dhe nuk e linte të flinte gjumë.

Një ngarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme ishullin e Rodos në Greqi, ku një 45-vjeçare mbyti me jastëk të moshuarën për të cilën kujdesej.

Ditën e sotme mediet greke kanë publikuar foton e 45-vjeçares.

Autorja pranoi në polici se mbyti të moshuarën, pasi ajo po e bezdiste dhe nuk e linte të flinte gjumë.

Çështja mori përmasa të frikshme më pas pasi në kuadër të hetimeve paraprake që përfunduan vonë pasdite, 45 -vjeçarja pretendoi se kishte vrarë edhe tre persona të tjerë.

Sipas mediave greke në orën 08:25 të së hënës, 45-vjeçarja ka telefonuar policinë dhe i ka thënë: “E mbyta Florën, hajde”.

45-vjeçarja po priste policinë në shtëpinë e 75-vjeçares Flora Kazellis, për të cilën ajo kujdesej. Më konkretisht, ajo ka pohuar se në orët e para të mëngjesit të datës 21 nëntor, pa asnjë arsye i ka vendosur një jastëk në fytyrë teksa flinte për ta trullosur.

Nga hetimet paraprake rezultoi se ajo fillimisht i vendosi dorën në fytyrë teksa e moshuara ishte në shtrat, ndërsa ajo ishte zgjuar.

Më pas i kishte vendosur jastëkun dhe pretendoi se arsyeja e vrasjes ishte

Ajo spekuloi se ishte përgjegjës për vdekjen e tij sepse e kishte goditur në kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat