Zelensky i bën thirrje Këshillit të Sigurimit t’i ndalë sulmet ruse

Evropë

Zelensky i bën thirrje Këshillit të Sigurimit t’i ndalë sulmet ruse

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrë veprime për të ndaluar sulmet ajrore ruse që synojnë infrastrukturën në vendin e tij.

Kjo thirrje erdhi pasi një tjetër sulm masiv raketor rus, më 23 nëntor, vrau gjashtë persona dhe ndërprëu energjinë në disa qytete ukrainase.

"Sot është vetëm një ditë, por ne jemi goditur nga 70 raketa. Kjo është formula ruse e terrorit", tha Zelensky në mbledhjen e këshillit përmes një video-lidhje.

Ai tha se raketat kanë goditur spitalet, shkollat, infrastrukturën e transportit dhe zonat e banuara, duke shtuar se Ukraina po pret të shohë "një reagim shumë të fortë" nga bota.

"Ne nuk mund të jemi peng i një terroristi ndërkombëtar", tha ai.

Një ditë më parë, Zelensky e quajti Rusinë “shtet terrorist” që bën “terror dhe vrasje”, pasi një foshnje u vra në një repart të maternitetit pas një sulmi me raketa.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat