Mijëra mësimdhënës në Hungari protestojnë duke kërkuar reformën në arsim

Evropë

Mijëra mësimdhënës në Hungari protestojnë duke kërkuar reformën në arsim

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Mijëra mësimdhënës në Hungari demonstruan, duke kërkuar përmirësime në kushtet e punës dhe reformën në arsim.

Anëtarët e Unionit Demokratik të Mësuesve të Hungarisë u mblodhën përpara Akademisë Hungareze të Shkencave në kryeqytetin e vendit, Budapest dhe i dorëzuan një peticion prej 9 pikash Ministrisë së Brendshme.

Më pas ata marshuan në sheshin Kossuth, ku ndodhet Asambleja Kombëtare.

Protestuesit kërkuan që qeveria të përmirësojë kushtet e punës për mësuesit dhe të ndryshojë politikën arsimore.

Lejimi i mësuesve në grevë dhe krijimi i një Ministrie Arsimi ishin gjithashtu kërkesa të bëra nga sindikata./AA/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat