Festa kthehet në tragjedi/ Aksidenti tragjik u merr jetën 4 të rinjve

Evropë

Festa kthehet në tragjedi/ Aksidenti tragjik u merr jetën 4 të rinjve

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 09:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Katër të rinj , dy djem dhe dy vajza, kanë humbur jetën pasi makina me të cilën po udhëtonin, Fiat Punto, ka dalë nga rruga. Viktimat ishin nga 17 deri në 22 vjeç. Mësohet se ata kishin marrë pjesë në një festë ditëlindjeje dhe më pas ishin nisur me makinë për të shkuar në disko në San Sepolcro.

Viktimat janë dy vajza, 17 dhe 22 vjeç dhe dy djem, 20 dhe 21 vjeç. Të gjitha me origjinë nga Santa Maria Tiberina dhe Città di Castello. 

Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e kompanisë Tifernate, zjarrfikësit dhe personeli i 118. 4 të rinjtë mësohet se kishin humbur jetën në vend.

Ndër shkaqet e mundshme të daljes së makinës nga rruga është ajo e lagështisë së rrugës. Megjithatë hetimet vijojnë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat