Gjermania lehtëson azilkërkuesit/ Miratohet në Bundestag ligji për emigracionin

Evropë

Gjermania lehtëson azilkërkuesit/ Miratohet në Bundestag ligji për emigracionin

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 09:42
Bundestagu

Bundestagu gjerman miratoi sot ndryshimet e Ligjit mbi migracionin, me të cilat u ofrohet mundësi azilkërkuesve që jetojnë 5 vite e më tepër në Gjermani si dhe punëtorëve me kualifikime për të marrë një leje të përhershme qëndrimi.

Për ndryshimet e këtij ligji votuan 371 deputetë të Bundestagut, 226 ishin kundër, kurse 57 abstenuan.

Sipas planeve të Qeverisë Federale, e drejta e qëndrimit duhet të ofrojë perspektivë për migrantët e mirë integruar që jetojnë në Gjermani prej disa vitesh pa status të sigurt.

Kushdo që ka jetuar në vend për pesë vjet deri më 31 tetor 2022 dhe nuk ka kryer krim, duhet t’i jepet 18 muaj afat për të përmbushur kërkesat për qëndrim afatgjatë – kjo përfshin njohjen e gjermanishtes dhe sigurimin e jetesës së tyre.

Sipas qeverisë federale, më shumë se 136 mijë njerëz në të gjithë Gjermaninë mund të përfitojnë nga rregulloret e reja.

Përveç kësaj, Parlamenti miratoi një ligj që parashikon ndryshime në procedurat gjyqësore që kanë të bëjnë me azilin.

Paketa legjislative përfshin gjithashtu dëbimin më të lehtë të kriminelëve. Për qeverinë federale, ligji është pjesa e parë e një pakete migracioni, ku do të pasojnë edhe dy të tjera.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat