Qeveria franceze u bën thirrje grupeve me rrezik të lartë që të marrin vaksinën e dytë përforcuese të COVID-19

Evropë

Qeveria franceze u bën thirrje grupeve me rrezik të lartë që të marrin vaksinën e dytë përforcuese të COVID-19

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 06:41
Foto ilustrim

Zëdhënësi i qeverisë franceze Olivier Veran u bëri thirrje grupeve me rrezik të lartë që të marrin një tjetër përforcues kundër COVID-19 përpara sezonit të festave.

Si ish-ministri i shëndetësisë, Veran i tha radios RMC-BFMTV se vetëm 20 përqind e grupeve me rrezik të lartë në Francë kanë marrë vaksinat e tyre të dyta përforcuese mes një vale të re të COVID-19 dhe epidemisë së gripit sezonal.

“Nëse jeni 60 vjeç e lart, nëse jeni bartës i një sëmundjeje ose nëse jeni në kontakt të përditshëm me njerëz të brishtë ose të moshuar, vaksinohuni kundër COVID nëse nuk jeni të përditësuar me vaksinat përforcuese.” tha ish-ministri i Shëndetësisë.

“Vakisnat kufizojnë rrezikun e komplikimeve dhe shtrimet në spital”, shtoi ai.

Aktualisht ka një nënvariant që po përhapet me shpejtësi në Francë, nënvizoi ai. “Ne kemi një rritje prej më shumë se 20 për qind në njësitë e kujdesit intensiv të lidhura me COVID-19, gjë që dobëson sistemin tonë shëndetësor,” tha ai.

Sipas imunologes franceze Brigitte Autran, BA.5, nënvarianti i nënvariantit origjinal Omicron të COVID-19 që ka qenë i përhapur në Francë, tashmë është zëvendësuar me nënvariantin BQ.1.1.

Agjencia franceze e shëndetit publik njoftoi se pothuajse 70,000 raste të reja janë raportuar në 24 orët e fundit në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat