Gjermania, marrëveshje me Indinë për punëtorë të kualifikuar

Evropë

Gjermania, marrëveshje me Indinë për punëtorë të kualifikuar

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 22:37
Annalena Baerbock

Gjermania sheh tek India një potencial të madh për bashkëpunim të mëtejshëm për çështjet ekonomike dhe të sigurisë, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në kryeqytetin indian të hënën (5 dhjetor), duke nënvizuar rëndësinë e Nju Delhit teksa Gjermania diversifikon marrëdhëniet tregtare.

Ministrja e jashtme gjermane së bashku me homologun e saj Indian nënshkruan një marrëveshje partneriteti për lëvizjen e lirë të hënën për ta bërë më të lehtë për njerëzit të studiojnë dhe të punojnë në vendet e njëri-tjetrit.

“Me këtë partneritet për migracionin dhe lëvizshmërinë që sapo nënshkruam këtu së bashku, po lehtësojmë shkëmbimin mes vendeve tona. Me partneritetin e migracionit dhe lëvizshmërisë, ne mbështesim planet për jetën e punëtorëve të kualifikuar, studentëve të universitetit dhe praktikantëve. Përveç kësaj, ne duam të reduktojmë burokracinë, për shembull duke pakësuar në mënyrë drastike periudhën e pritjes për një aplikim për vizë”.

Qeveria gjermane ra dakord javën e kaluar për planet për të reformuar ligjin e imigracionit, pasi Berlini kërkon të hapë tregun e punës në ekonominë më të madhe të Evropës për punëtorë shumë të nevojshëm nga jashtë Bashkimit Evropian.

Qeveria ka thënë se dëshiron të nxisë emigracionin dhe trajnimin për të zgjidhur mungesën e punonjësve të kualifikuar që rëndojnë mbi ekonominë gjermane në një kohë të dobësimit të rritjes dhe kur popullsia në plakje po ushtron trysni mbi sistemin publik të pensioneve.

E pyetur nëse Gjermania e sheh Indinë si një partnere zëvendësuese për Kinën, zonja Baerbock tha se nuk ndan këtë pikëpamje, duke shtuar se India ka qenë gjithmonë një partner i madh për Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian dhe kërkojnë ta thellojmë më tej këtë partneritet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat