“Kush mbjell erë, korr stuhi”, Turqia kërcënon Greqinë

Evropë

“Kush mbjell erë, korr stuhi”, Turqia kërcënon Greqinë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 11:55
Mevlut Çavusoglu

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka kërcënuar sërish Greqinë mëngjesin e së martës, duke përdorur ndër të tjera shprehjen “kush mbjell erë, korr stuhi.”

Me rastin e konferencës për shtyp me homologun rumun në Ankara, Cavusoglu iu referua çështjes së stërvitjeve ushtarake në ishujt lindorë të Egjeut dhe tha se “mund të vijmë papritur një natë. Nuk do të heshtim përballë kërcënimeve”.

Ministri i Jashtëm pohoi se “ishujt që ka pajisur Greqia iu dhanë Turqisë nga traktatet e Lozanës dhe Parisit me një kusht. Greqia nuk mund t’i pajisë këto ishuj”.

Duke vazhduar me të njëjtin ton të përdredhur, Çavusoglu akuzoi Greqinë për “shkelje të drejtpërdrejtë të këtyre dy marrëveshjeve. Greqia nuk dëshiron paqe. Ajo shkel marrëveshjet e paqes. Ne dërguam argumentet tona ligjore. Ne pamë përgjigjet e tyre, përgjigje që janë thjesht demagogjike politikisht”.

Duke shkuar një hap më tej, ai nisi kërcënimet duke thënë se “nëse Greqia nuk tërhiqet nga kjo shkelje, duhet të diskutohet çështja e sovranitetit të këtyre ishujve. Nuk mund të heshtim për këtë çështje. Ose Greqia do të bëjë një hap prapa ose ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme. Prandaj presidenti ynë tha shprehjen “mund të vijmë papritur një natë”. Nuk mund të vuajmë në heshtje. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”.

“Greqia të mos harrojë se kush mbjell erë, korr stuhi. Nëse nuk doni paqe, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme, papritmas një natë”, përfundoi Mevlut Çavusoglu në referencën e tij provokuese për Greqinë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat