​Alain Berset do të marrë presidencën e Zvicrës në vitin 2023

Evropë

​Alain Berset do të marrë presidencën e Zvicrës në vitin 2023

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 16:54
​Alain Berset

Alain Berset do të shërbejë si president i Zvicrës në vitin 2023.

Parlamenti zgjodhi të mërkurën ministrin e brendshëm në presidencën e rradhës të vendit.

Berset, 50-vjeç, do të marrë presidencën për herë të dytë me 140 vota pro dhe 31 kundër. Dyzet e gjashtë persona abstenuan.

Gjatë zgjedhjes së tij të parë në këtë post, ai mori një rezultat shumë më të mirë duke marrë 190 vota nga 210 fletë votimi të vlefshme.

Berset do të pasojë Ignazio Cassis, i cili aktualisht është edhe president dhe ministër i Jashtëm.

Ai do të ndihmohet nga Viola Amherd si zëvendëspresident vitin e ardhshëm.

Presidenca në Zvicër ndryshon çdo vit dhe kalon mes ministrave të qeverisë, të cilët gjithashtu vazhdojnë me detyrat e tyre ministrore.

Zgjedhja e Berset pritej pasi në vitin 2022 ai mbajti postin e nënpresidentit të vendit dhe tradita dikton që vitin e ardhshëm kreu numër dy i shtetit të bëhet president./

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat