Plagoset me thikë kryetari i opozitës

Evropë

Plagoset me thikë kryetari i opozitës

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 17:19
Öztürk Yılmaz

Öztürk Yılmaz, Kryetari i Partisë së Inovacionit në Turqi është plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në selinë e Partisë Opozitare në Ankara.

Öztürk u godit me thikë nga një person që i shkoi në zyrë për ta takuar.

Öztürk, i cili mori dy plagë me thikë në këmbën e djathtë, u dërgua në spital.

Mediat turke raportojne se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat