​Baerbock: Bllokada e hyrjes në Shengen për Rumaninë e Bullgarinë, një ditë e keqe për Evropën

Evropë

​Baerbock: Bllokada e hyrjes në Shengen për Rumaninë e Bullgarinë, një ditë e keqe për Evropën

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 19:32
Annalena Baerbock

Bllokimi i hyrjes së Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen është një ditë e keqe për Evropën, tha sot ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Dy anëtarëve ballkanikë të BE-së u është mohuar sot qasja në zonën e Bashkimit Evropian ku është e mundur lëvizja e njerëzve pa pasaportë, pas kundërshtimeve të udhëhequra nga Austria.

“Deri në momentin e fundit kemi luftuar për ta siguruar pranimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen”, tha ajo në një konferencë për shtyp në Dublin.

Ajo theksoi se një vendim i tillë është më se i gabuar, jo vetëm në kuadrin evropian, por edhe nga pikëpamja gjeopolitike.

“Në vend që të jemi krenarë që bëmë diçka të mirë për Evropën, duhet të pranojmë se kjo është një ditë e keqe për bashkimin tonë”, tha ministrja e Jashtme gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat