​Dhjetëra mijëra njerëz pritet të nderojnë ish- Papa Benediktin XVI

Evropë

​Dhjetëra mijëra njerëz pritet të nderojnë ish- Papa Benediktin XVI

Më: 2 janar 2023 Në ora: 09:04
Papa Benediktin XVI

Dhjetëra mijëra njerëz pritet t'i bëjnë nderimet e tyre ish-Papës Benedikti XVI kur trupi i tij të ekspozohet në Vatikan.

Ai vdiq natën e Vitit të Ri në moshën 95-vjeçare, pothuajse një dekadë pasi u largua nga pozita për shkak të shëndetit të lig.

Papa Françesku do të kryesojë funeralin e së enjtes - hera e parë që një Papë do të varroset nga pasardhësi i tij, shkruan BBC.

Vatikani thotë se shërbimi do të jetë i thjeshtë, solemn dhe i matur.

Benedikti XVI u bë Papa i parë që dha dorëheqjen në 600 vjet në vitin 2013, duke përmendur problemet shëndetësore.

Trupi i tij do të ekspozohet për tre ditë në një arkivol të hapur në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku njerëzit do të lejohen të bëjnë nderimet e tyre deri në orën 19:00 çdo mbrëmje.

Varrimi do të bëhet në sheshin e Shën Pjetrit.

Vatikani publikoi fotografitë e trupit të dielën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat