Holandezi nga lëvizja e krahut të djathtë, gris Kuranin në qendër të Hagës

Evropë

Holandezi nga lëvizja e krahut të djathtë, gris Kuranin në qendër të Hagës

Më: 24 janar 2023 Në ora: 12:24
Udhëheqësi i lëvizjes holandeze të krahut të djathtë, Evropianët Patriotë kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA), Edwin Wagensveld

Udhëheqësi i lëvizjes holandeze të krahut të djathtë, Evropianët Patriotë kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA), Edwin Wagensveld, grisi një kopje të Kuranit në qendër të Hagës.

Ky ekstremist holandez e kreu këtë akt barbar dje rreth orës 14:00, dhe pamjet e grisjes së librit të shenjtë islamik i shpërndau në Twitterin e tij.

Wagensveld ishte vetëm gjatë incidentit dhe gjithçka ndodhi nën mbrojtjen e policisë. Atij iu lejua ta bënte këtë, me kusht që të mos digjte Kuranin sipas shembullit të incidentit të së shtunës në Suedi.

Kujtojmë se Rasmus Paludan, lideri i partisë së ekstremit të djathtë danez (Stram Kurs), dogji të shtunën një kopje të Kuranit para ambasadës turke në Stokholm.

Gjatë ngjarjes së lartpërmendur, Paludan ishte rrethuar nga forca të shumta policie.

Ky akt përkeqësoi më tej marrëdhëniet midis Suedisë dhe Turqisë, presidenti i së cilës Recep Tayyip Erdogan, tha se rruga e Suedisë drejt NATO-s është në pikëpyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat