Deveja vret bariun rus që e godiste me grushte

Evropë

Deveja vret bariun rus që e godiste me grushte

Më: 25 janar 2023 Në ora: 22:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Një deve sulmoi bariun rus që e godiste me grushte dhe me këtë rast i shkaktoi vdekjen.

Incidenti ndodhi në një kamp pushimi për fëmijët në Omsk, një distrikt i Qarkut Federal të Siberisë, Rusi.

Kujdestari provokoi devenë, e cila deri atëherë nuk kishte shkaktuar probleme, duke e goditur me grusht në fytyrë.

 

Kafshës që nuk i pëlqeu sjellja e 51-vjeçarit, fillimisht e sulmoi dhe më pas e kafshoi rusin, raporton independent.

Kujdestari u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të shpëtonte me gjithë ndërhyrjet e mjekëve.

Ndryshe, Rusia njihet si shtet ku çdo ditë shkelen të drejtat e kafshëve dhe disa herë ishte cak i kritikave të organizatave që mbrojnë të drejtat e kafshëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat