Sulm me thikë në stacionin e metrosë pranë Komisionit Evropian në Bruksel, tre të plagosur

Evropë

Sulm me thikë në stacionin e metrosë pranë Komisionit Evropian në Bruksel, tre të plagosur

Më: 31 janar 2023 Në ora: 00:35
Foto ilustrim

Tre persona janë lënduar gjatë një sulmi me thikë brenda një stacioni metroje në Bruksel, që ndodhet pikërisht poshtë selisë së Komisionit Evropian.

Siç kanë njoftuar autoritetet atje, njëri nga të lënduarit është në gjendje kritike, raporton Euronews.

I dyshuari, një 30-vjeçar, u arrestua nga policia belge në vendin e ngjarjes.

Derisa kryetari i bashkisë së Brukselit, Philippe Close, përmes një reagimi në Twitter ka thënë se e ka vlerësuar “reagimin e shërbimeve të urgjencës  për arrestimin e shpejtë të autorit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat