Tentoi të vriste Mbretëreshën Elizabeth, 21-vjeçari pranon për herë të parë akuzën

Evropë

Tentoi të vriste Mbretëreshën Elizabeth, 21-vjeçari pranon për herë të parë akuzën

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 13:07
Jaswant Singh Chail dhe Mbretëresha Elizabeth

Një ish-punonjës supermarketi, i cili dyshohet se kishte planifikuar të ‘vriste Mbretëreshën’ me një hark, ka pranuar për herë të parë akuzat.

Jaswant Singh Chail, 21 vjeç, u arrestua në ditën e Krishtlindjeve në rezidencën private të Mbretëreshës Elizabeth, Kështjella Windsor.

Chail, nga Southampton, Hampshire, thuhet se i tha një oficeri të mbrojtjes: “Unë jam këtu për të vrarë Mbretëreshën”, përpara se të vihej në pranga dhe të arrestohej.

Ai pranoi se kishte ndërmend të lëndonte ose trëmbte Mbretëreshën e ndjerë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat