Në qiell të hapur pas tërmetit tragjik, qeveria turke merr vendimin e fundit

Evropë

Në qiell të hapur pas tërmetit tragjik, qeveria turke merr vendimin e fundit

Më: 4 mars 2023 Në ora: 08:29
Pasojat nga tërmeti në Turqi

Pas tërmetit tragjik të 6 marsit, shumë qytetarë mbetën në qiell të hapur në Turqi. Banorët që i mbijetuan tërmetit vdekjeprurës, vërshuan drejt qyteteve që nuk u preken nga lëkundjet e fuqishme.

Ankaraja ishte një nga qytetet që e përjetoi më shumë këtë valë qytetarësh që zgjodhën këtë qytet për t’u zhvendosur pas tërmeteve. Por me ardhjen në qytet të të prekurve nga tërmeti, filloi një rritje e lartë e qirave të shtëpive.

Shumë prej  njerëzve u ankuan , duke pretenduar se disa pronarë dhe agjentë imobiliare, të cilët përfituan nga ardhja e tyre në qytet, bënë rritje të jashtëzakonshme të qirave.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë nisi një hetim në lidhje me rritjen e qirave dhe shitjeve të banesave, pas gjetjeve të Drejtorisë Provinciale të Tregtisë në lidhje me këtë. Në këtë kuadër, u mblodhën të dhëna nga të gjitha faqet ku ishin postuar reklamat e shitjeve dhe dhënies me qira të pasurive të paluajtshme.

Të dhënat analizohen një nga një dhe analizohen çmimet para dhe pas tërmetit. Ekipet po shqyrtojnë denoncimet e bëra në Ministrinë e Tregtisë, Prokurorinë e Përgjithshme të Ankarasë dhe 112 një nga një. Qeveria turke vendosi se ndaj atyre që konstatohet se kanë shkaktuar rritje çmimi si rezultat i analizave dhe përcaktimeve, do të zhvillohet një hetim për veprën penale të ‘ndikimit në çmim’, duke rrezikuar deri në tre vite burgim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat