Shpërthen Holanda: Vuçiç e shfrytëzon BE-në si bankomat, pastaj refuzon ujditë

Evropë

Shpërthen Holanda: Vuçiç e shfrytëzon BE-në si bankomat, pastaj refuzon ujditë

Më: 4 mars 2023 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Eurodeputeti holandez i Parlamentit Europian, Thijs Reuten, i ka dërguar një shpjegim  Komisionit Europian lidhur me atë që e cilëson “si politika e  pakuptueshme ndaj Serbisë”.

I drejtpërdrejtë në komentet e tij, Reuten  thotë se kreu i shtetit serb është “duke e shfrytëzuar BE-në per fondet e saj dhe në fund refuzon nënshkrimin e marrëveshjeve.

“Sot e pyeta Komisionin Europian, për të shpjeguar politikën e tij të pakuptueshme të Serbisë. Vuçici e përdor Bashkimin Evropian si bankomat ku merr para, pastaj kthehet e refuzon të firmosë  marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja me Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai, ndërsa më tej, lëshon edhe një apel.

“Ndalojeni këtë financim vetëshkatërrues të obstruksionizmit të Vuçiçit”! Presidenti serb deklaroi më herët se nuk do ta lejojë në asnjë formë anëtarësimin e Kosovës në OKB, pohime këto që erdhën vetëm dy ditë pas takimit të 27 shkurtit ku palët ranë dakord me planin franko-gjerman.

I pandikuar ndërkohë nga pohimet e Vucicit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, diskutoi të premten me ambasadorët e pesë shteteve të QUINT-it mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës. Në takim me të dërguarit e e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, Kurti falënderoi shtetet e QUINT-it për mbështetjen e tyre për këtë aplikim, procesi për të cilin, siç tha “duhet të vazhdojë pa vonesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat