Biletat e trenit do të shtrenjtohen këtë vit në Zvicër

Evropë

Biletat e trenit do të shtrenjtohen këtë vit në Zvicër

Më: 14 mars 2023 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Në vitin 2022, Hekurudhat Federale të Zvicrës (SBB) shënuan një deficit prej 245 milionë frangash.

Një nga mënyrat për të kompensuar këtë humbje masive është rritja e çmimit të biletave, veçanërisht në rrugët rajonale, sipas menaxherit të përgjithshëm të SBB, Vincent Ducrot.

Ai nuk specifikoi se sa më shumë do të duhet të paguajnë udhëtarët për të përdorur rrjetin rajonal, por tha se rritja do të jetë “e moderuar”.

Çmimet e reja ka të ngjarë të hyjnë në fuqi përpara fundit të vitit 2023, tha Ducrot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat