BE-ja bie dakord për t'i dërguar një milion predha Ukrainës

Evropë

BE-ja bie dakord për t'i dërguar një milion predha Ukrainës

Më: 20 mars 2023 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Ministrat e BE-së kanë rënë dakord të dërgojnë një milion predha artilerie në Ukrainë, sipas ministrit estonez të Mbrojtjes Hanno Pevkur.

Predhat pritet të arrijnë në vijat e frontit brenda vitit të ardhshëm: furnizimet janë gjithnjë e më kritike për një periudhë të gjatë gërryerjeje në vijat e frontit.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina po gjuajnë mijëra raketa në ditë dhe Kievi ka identifikuar predha 155 mm si një nevojë kritike.

Ministri gjerman i mbrojtjes tha se do ta nënshkruajnë marrëveshjen sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat