Zelensky uron Ramazanin: Të na ndihmojnë lutjet për t’i hequr rusët e pafe

Evropë

Zelensky uron Ramazanin: Të na ndihmojnë lutjet për t’i hequr rusët e pafe

Më: 22 mars 2023 Në ora: 23:59
Volodymir Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka uruar besimtarët muslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke shpresuar që Ramazani i ardhshëm të gjejë Ukrainën në paqe dhe të lirë nga Rusia.

“Le të na ndihmojë fuqia e lutjes në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të pastrojmë Ukrainën nga rusët e këqij të pafe, nga ata që me të vërtetë nuk besojnë në asgjë.

Kjo është arsyeja pse ata janë të aftë për një terror të tillë.

Ramazani i ardhshëm le të fillojë në paqe dhe në të gjithë tokën ukrainase të lirë nga Rusia”, ka shkruar Zelensky në Twitter, duke postuar një video.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat