Hungaria: Integrimi i Ballkanit do forconte BE, do frenonte emigracionin

Evropë

Hungaria: Integrimi i Ballkanit do forconte BE, do frenonte emigracionin

Më: 23 mars 2023 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto bëri thirrje për përshpejtimin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke thënë se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të forcojë bllokun dhe do të ndihmojë në trajtimin e çështjeve aktuale. Situata ka treguar se BE-ja bëri një gabim kur zvarriti zgjerimin në të kaluarën, tha ai.

Szijjarto u takua me homologun e tij nga Bosnje-Hercegovina, Elmedin Konakoviç në Sarajevë tha se lufta në Ukrainë i paraqiti BE-së sfida serioze.

“Nëse Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e bllokut, ndikimi dramatik i situatës së vështirë aktuale mund të trajtohet shumë më lehtë. Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor do të forconte gjithashtu bllokun kundër migracionit të paligjshëm”, tha ai.

Szijjarto kritikoi shtetet anëtare për të cilat tha se "mbështesin zgjerimin në mënyrë retorike, por vazhdojnë të bllokojnë procesin".

Ai u bëri thirrje “vendeve kundër zgjerimit” që të ndalojnë bllokimin e procesit “pasi kjo dëmton BE-në dhe është një rrezik për sigurinë kombëtare për Hungarinë”.

Duke folur për emigracionin, ministri i Jashtëm i Hungarisë tha se “sa më i fortë të jetë bashkëpunimi me shtetet e Ballkanit Perëndimor, aq më efektive do të jetë ndalimi i valës së emigrimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat