Momenti i frikshëm kur makina përplas dy këmbësorë

Evropë

Momenti i frikshëm kur makina përplas dy këmbësorë

Më: 31 mars 2023 Në ora: 12:42
Momenti kur makina përplas dy këmbësorë

Një turist britanik është arrestuar në Spanjë pasi ka përplasur me makina dy këmbësorë në vijat e bardha.

Gjatë këtij aksidenti ndodheshin shumë këmbësorë, por ata arritën t’i shmangeshin përplasjes duke u larguar me shpejtësi.

Personat e aksidentuar janë një grua polake dhe një burrë britanik të cilët u dërguan me urgjencë në një spital në kryeqytetin e ishullit Palma.

Sipas raportimit të mediave të huaja të dy personat që u përplasën nuk janë në gjendje të rëndë pavarësisht nga ashpërsia e goditjes.

I dyshuari, një 29-vjeçar, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, u arrestua në një plazh aty pranë. Sipas deklaratës së policisë shoferi kishte ishte i dehur dhe kishte konsumuar drogë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat