Ukraina fut në “sherr” vendet e NATO, ja pse SHBA dhe Gjermania refuzojnë anëtarësimin e saj

Evropë

Ukraina fut në “sherr” vendet e NATO, ja pse SHBA dhe Gjermania refuzojnë anëtarësimin e saj

Më: 8 prill 2023 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara, së bashku me Gjermaninë dhe Hungarinë, kundërshtojnë synimet e vendeve të tjera anëtare të NATO-s për t'i ofruar Ukrainës një 'hartë’ për t'u bashkuar me Aleancën Atlantike në samitin e Vilniusit dhe një deklaratë mbështetjeje për hyrjen e saj të ardhshme në Aleancë.

Një sinjal i qartë që tregon ndarjet e Perëndimit mbi statusin e Kievit të pasluftës. Kështu ka shkruar Financial Times, duke cituar katër burime diplomatike që kanë marrë pjesë në negociata. Ata kanë konfirmuar ka pasur një debat të nxehtë mes ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel ditët e fundit mbi atë që saktësisht duhet t'i ofrohet Ukrainës.

Megjithatë, sipas burimeve të Financial Times, Shtetet e Bashkuara, si dhe Gjermania dhe Hungaria e kundërshtojnë këtë propozim.

"Ne kemi disa javë negociatash të vështira përpara nesh për të mbushur këto boshllëqe dhe për të krijuar një rezultat politik," tha njëri prej tyre. Diplomatët thanë se të gjithë 31 anëtarët e NATO-s duket se kanë rënë dakord se, në afat të shkurtër, anëtarësimi i Ukrainës nuk është një opsion realist, dhe se kjo çështje duket se do të jetë burim konflikti.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se beson se në samitin në Vilnius, Aleanca duhet të ofrojë hapa të mëtejshëm për anëtarësimin e Ukrainës, në veçanti, garanci strategjike të sigurisë në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik. Ukraina aplikoi për anëtarësim në NATO në shtator, menjëherë pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi aneksimin e katër provincave të Ukrainës. Finlanda u bë anëtarja më e re e aleancës të martën, pasi pushtimi i Ukrainës bëri që të braktiste neutralitetin e saj historik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat