Alarm në Holandë, evakuohet parlamenti në Hagë

Evropë

Alarm në Holandë, evakuohet parlamenti në Hagë

Më: 13 prill 2023 Në ora: 14:06
Parlamendti në Holandë

Një alarm është dhënë mesditën e së enjtes në Hagë, ku policia holandeze ka nisur evakuimin e ndërtesës së parlamentit.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë holandeze.

Policia e cila ka bërë të ditur se një ekip piroteknikësh po hetonin një “situatë të dyshimtë” në godinën ku ndodhet parlamenti kombëtar në Hagë.

Megjithatë, politikani Geert Wilders tha se ndërtesa u evakuua pasi një bombë e rreme me të njëjtin marrës u dërgua në parlament. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat