Lëkundje tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Evropë

Lëkundje tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Më: 25 prill 2023 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 3.6 ka ndodhur pak pas orës 1:30 të mëngjesit të së hënës në Follorinë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e lëkundjes ndodhej 18 kilometra në veri-veriperëndim të Krystallopigi.

Ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 10 kilometra.

Instituti Euro-Mesdhetar i dha të dhënat e tërmetit me magnitudë 4 ballë, ndërsa raportohet se lëkundjet janë ndjerë si në Shqipëri ashtu edhe në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat